Në restorantin “Simonida” në Veri, mbrëmë ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm
Ky restorant gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, kurse në afërsi është edhe një pomë e benzinës.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtime në kuzhinë e restorantit, transmeton lajmi.net
Kështu të paktën ka thënë për Kossesv, zv/komandanti i Policisë në veri, Besim Hoti.
“Nuk ka viktima, dëmi ishte shkaktuar në kuzhinë. Ne jemi duke hetuar në vazhdim për të sqaruar rrethanat, dhe detajet tjera do të kuptohen më vonë”, tha Hoti.
Shpërthimet e tilla në Mitrovicën e Veriut janë tejet të shpeshta. /Lajmi.net/