Detaje ekskluzive: Zbulohet emri i personit që u rrah me zyrtarin policor në Prizren

E publikuar: 01/05/2025 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klankosova.tv ka mësuar detaje ekskluzive rreth rrahjes që ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren.

Në përleshjen mes zyrtarit të ri policor që quhet Fatijan Sheu dhe vëllait të tij B.Shehu, i përfshirë ishte edhe Erduan Bajrami. Këtë e ka mësuar Klankosova.tv nga burimet e sigurta.

Rastin e ka konfirmuar paraprakisht edhe policia e Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti tha se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishin të dyshuarit mes vete.

Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në rrugën “5 Maji” janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.

Vërejtje: Personat përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.