Destiny 2 do të jetë falas për të gjithë lojtarët e Battle.net. Kjo ofertë fillon nga dita e sotme dhe mbyllet më 18 Nëntor.
Lajmin e bëri të ditur Blizzard në aktivitetin BlizzCon që po mbahet në Kaliforni.
Nëse e shkarkoni lojën gjatë kësaj periudhe atëherë do ta mbani përgjithnjë dhe nuk do ta humbisni pas datës 18 Nëntor.
Destiny 2 debutoi në Tetor, një muaj pasi kishte mbërritur në PlayStation 4 dhe Xbox One.
Kjo është loja e parë e lançuar përmes portalit Battle.net të Blizzard. /GameWorld Albanian