Dështon votimi i parë, Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

E publikuar: 05/01/2022 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dështon votimi i parë, Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 25 vota, si i propozuar për kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Express

Në votimin për Kupinën kanë marrë pjesë vetëm 25 asamblistë, derisa 25 votat ishin pro Kupinës. Por, këto vota nuk ishin të mjaftueshme për ta zgjedhur atë kryesues të Kuvendit Komunal, pasi i duhen 26 vota.
Express sot ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Express mëson se koalicioni është arritur por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u definuar.