I lirë që pas përfundimit të aventurës me Marseille, Marcelo Bielsa dukej pranë stolit të Swanweas por negociatat janë ndërprerë. Shkak për ndërlikimin e bisedimeve janë bërë kërkesat e larta ekonomike të Bielsas për vete dhe stafin e tij teknik dhe tashmë firma me trajnerin argjentinas duket e vështirë. Drejtuesit e Swanseas kanë hedhur sytë tek Jorge Sampaoli i cili nuk ka rinovuar me Kilin dhe te Gus Poyet i cili drejton AEK-un e Athinës.