Vetëm 25 deputetë kanë votuar rezolutën e LVV-së e cila sipas tyre krijon mundësi për mbështetje konkrete të familjeve të prekura nga Covid-19, dhe profesionistëve shëndetësorë të cilët gjatë këtyre ditëve po ballafaqohen me sfida.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku para votimit ka kërkuar votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndër të tjera ajo ka kërkuar që puna shtesë dhe rrezikshmëria t’i paguhet personalit shëndetësorë, meqë sipas tij një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.
Mullhaxha-Kollçaku: Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për parandalimin e Covid-19
“Lëvizja Vetëvendosje i propozon Kuvendit të Kosovës të miratojë këtë rezolutë. Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19 në territorin e Kosovës. Për pacientët, të infektuarit me simptoma të lehtë të dyshuarit për infeksion dhe familjet e tyre gjatë periudhës së vet izolimit, institucionet shtetërore të marrin përsipër mbrojtjen dhe kompensimin e nevojave të tyre elementare shëndetësore dhe sociale. Nën tre: të merren masat urgjente për trajtimin, edukimin, mbrojtjen dhe shëndetin e personelit shëndetësor. Përfshirë rekrutimin e stafit shtesë në të gjitha nivelet në raport me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, OBSh. Të gjitha institucionet të marrin të gjitha masat për informimin korrekt dhe në kohë reale mbi të vërtetën e gjendjes aktuale epidimiologjike për seriozitetin dhe pasojat e pandemisë”, ka deklaruar ajo./kp