Kryesia e Kuvendit ka shtyrë mbledhjen e saj për një ditë tjetër, pasi që nuk kishte kuorum për të diskutuar dhe përcaktuar një seancë të re parlamentare.
Mungesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e nënkryetarit Sabri Hamiti dhe përfaqësuesit të Listës Srpska ka bërë që të mos arrihet kuorumi i nevojashëm.
Ndërsa interpelanca e paraparë e kryeministrit Isa Mustafa, për Gjykatën Speciale, e kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, do të shtyhet për javën e ardhshme.
Donika Kadaj – Bujupi tha se kjo tregon dështimin e kësaj qeverie në 100 ditshin e parë e cila do të duhej ta sillte planin qeverisës.