Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumi.
Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Përfaqësuesi i VV-së, Alban Krasniqi, kritikoi anëtarët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së që munguan në mbledhje.
“Cili është motivi arsyeja që këta anëtarë me mungesën e tyre nuk e mundësojnë shtyrjen e afatit edhe për 3 ditë që t’i mundësohet mërgatës të jenë pjesë e jetës sonë shoqërore dhe politike”, tha ai.