Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në te cilën do të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës.
Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet.
Kryesuesja e komisionit Duda Balje bashkë me deputetet nga opozita vendosën që të mbajnë dëgjim publik, në këtë formë t’i dëgjojnë kërkesat e Sindikatës.
Të pranishme ishin deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, nga AAK, Albana Bytyqi, dhe deputetja nga LDK, Marigona Geci.
Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri derisa ka ritheksuar kërkesat e PK-së, tha se sigurimi shëndetësor mbetet shumë i nevojshëm për PK. Ndërsa ka shtuar se nga implementimi i Ligjit për paga, policia ende nuk ka marrë shtesa të rrezikshmërisë.
Ndërsa, nënkryetari i sindikates, Avni Hoti theksoi se policia është në gjendje të rëndë.

















