Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, e cila ishte paraparë të mbahet sot në orën 10:00 ka dështuar si mungesë e kuorumit.
Në këtë mbledhje pritej që të shqyrtoheshin raportet e auditimit të MPMH dhe MPMS me të ftuar ministrat Ferid Agani dhe Arban Abrashi.
Por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje pasi një ditë më parë ka udhëtuar bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për në Gjermani.
Përpos Abrashit në mbledhjen e këtij komisioni munguan edhe përfaqësuesit e opozitës.