Dështon edhe përpjekja e 36-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

E publikuar: 23/06/2025 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të 36-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, një votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 25 qershor në orën 11:00.