“Dështimi më i madh i kësaj qeverisjeje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit” – Haradinaj prezanton kandidatet nga Podujeva

E publikuar: 14/12/2024 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, pa prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Podujeva.

Haradinaj ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për izolimin e Kosovës dhe stagnim.

“Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka prezantuar tre kandidatët për deputetë nga Podujeva.

“Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj është zotuar se do të ndalë ikjen e të rinjve nga Kosova.