Gjykatën Speciale po afrohet, afër janë edhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
Këtë javë Televizioni Rrokum, ka raportuar se bashkësia ndërkombëtare ju ka dhanë kohë institucioneve të vendit 2 javë ta përmbyllin këtë proces. Derisa pozita është në përpjekje t’i bëjë numrat, opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë themelimin e gjykatës. Por, Specialja nuk është halli i vetëm i partive në pushtet.
Koalicioni ka para vetes edhe një sfidë të madhe – votimin e Thaçit për President të vendit. E është i madh numri i deputetëve të Lidhjes Demokratike, që tashmë e kanë thënë e rithënë se kurrë nuk e votojnë Thaçin President.
Duke u bazuar në këto dhe shumë sfida te tjera, zyrtarë të lartë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kanë dashtë të mbeten anonim i kanë thënë Televizionit Rrokum, se tashmë i kanë nis përgatitjet për zgjedhje, e te cilat ka shumë gjasë të mbahen në vjeshtën e sivjetshme.
Zyrtari i lartë i LDK-së ka thanë se gjatë bisedave që ka zhvilluar me zyrtarët më të lartë në departamentin e shtetit në Amerikë, i është konfirmuar se po pritet vetëm themelimi i Gjykatës Speciale dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë shkuarja në zgjedhje të reja është e pashmangshme.
Ky burim po ashtu ka shtuar se sipas zyrtarëve amerikanë koalicioni i shumicës absolute në një shtet në tranzicion, është i papranueshëm për demokracinë, mbase zëri i opozitës në koalicionet e mëdha humb.
Madje ky zyrtarë ka thënë se amerikanët janë pro prishjes së koalicionit të madh PDK-LDK, nuk po arrijnë t’i kalojnë cështjet e rëndësishme.
Se zgjedhjet kanë do të mbahen në vjeshtë, ka thënë edhe një zyrtar i opozitës.