“Është një histori e vërtetë. Dua t’ju tregoj pasi është rëndësishme për mua. E kam parë të shkojë në shtrat me të dy herë”- ka thënë show girl-i Marysthell Polanco.
Në sallën e gjyqit ajo ka deklaruar se nuk dinte asnjë gjë në lidhje me raportet seksuale të Silvio Berluskonit dhe Ruby-t, por sot ajo ka treguar për Daily Mail se ka parë dy herë ish kryeministrin italian duke kryer marrëdhënie seksuale me Rubin, e cila në atë kohë ishte ende minorene.
Polanco ka dhënë këtë dëshmi pak ditë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit, në lidhje me çështjen “Ruby” në Itali, ku Silvio Berlusconi akuzohet për prostitucionin e fëmijëve, akuza nga të cilat është liruar.
Deklarata e show girl-it, janë në kundërshtim me atë çfarë është pohuar deri tani në lidhje me marrëdhënien e Berlusconi-t me Ruby-n. Sipas Daily Mail, kjo dëshmi mund të çojë sërish ish kryeministrin përpara gjykatës.