Dëshironi xhinse perfekte? Eksperti këshillon që mos t’i lani ato për gjashtë muaj! (Video)

E publikuar: 08/11/2017 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Çelësi për të mbajtur xhinset në një gjendje që të duken si të reja është larja e tyre një herë në gjashtë muaj”.

Kjo është këshilla e njërit nga prodhuesit e tyre David Hieatt në mënyre që xhinset tona të kenë një jetëgjatësi më të madhe.

Kur e dëgjon të duhet qesharake, por rezultatet sipas Hieatt mund t`i shihni pasi ta keni vënë në zbatim këtë këshillë.

Sipas tij, ka njerëz të cilët i vendosin në frigorifer xhinset e tyre e ndërsa një pjesë tjetër i nxjerrin të ajrosen në ajër të pastë, shkruan Shije.

Duke përdorur këto metoda ato i lajnë xhinset e tyre gjithmonë e më rrallë. Mikrobiologët e mbështesin këtë mendim të Hieatt dhe sipas tyre kjo nuk sjell asgjë nisur nga perspektiven e shëndetit.

Edhe nëse keni qenë në spital dhe ju ka shqetësuar ideja se xhinset tuaja duhen larë për shkak të aromës apo sepse mund të kenë marrë mikroorganizma, sërish mos u shqetësoni.