Dëshironi të hapni grup në WhatsApp? Më parë duhet të licencoheni

E publikuar: 26/04/2016 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshironi të hapni grup në WhatsApp? Më parë duhet të licencoheni
Qeveria e shtetit të Jammu dhe Kashmir në Indinë Veriore ka marrë një vendim të çuditshëm. Autoritetet atje kanë vendosur që çdo njeri që dëshiron të hap një grup në WhatsApp më parë duhet të licencohet.

Arsyeja e këtij vendimi është për të parandaluar përhapjen e thashethemeve, në një kohë kur kjo zonë po përballet me protesta. Ditë më parë, autoritetet vendosën që të ndërpresin edhe shërbimin e internetit për celularë pasi 5 persona humbën jetën në protestat e Handwaras.

Njeriu që hap grupin, që ndryshe njihet si administrator, duhet të aplikojë për leje pranë institucioneve dhe pas 10 ditësh do të pajiset me licencë.

Ndërkohë, qeveria ka bërë thirrje të gjithë administratorët e grupeve që tashmë janë të hapura të aplikojnë sa më parë për licencë.

Administratorët e grupeve do të jenë përgjegjës për të gjithë bisedat që do të bëhen në grup si dhe rrezikojnë që të dënohen në rast se bëjnë thirrje për rebelim.

/ TCh/