Ky “hoverboard”, ose objekt që rri pezull, mund të realizojë dëshirën tuaj për të fluturuar. Objekti është projektuar dhe punuar përgjatë 4 viteve të fundit.
Ndërsa modelet e mëparshme nuk mund të fluturonin në mënyrë autonome, ky i fundit është një ndër të paktët “hoverboard” që i janë nënshtruar një testi rigoroz.
Gjatë testit ai fluturoi thuajse për 4 minuta dhe arriti një shpejtësi prej 34 milje në orë. Grupi “Zapata Racing” ka deklaruar se mjeti mund të fluturojë deri në 10 mijë këmbë lartësi.
Kompania në fjalë më parë ka organizuar garat që janë bërë me modele të tjera të objekteve fluturuese që arrinin një lartësi modeste, por shumë shpejt ne mund të kemi një që fluturon shumë më lartë nga toka.