Dëshirë e çmendur për ta mundur Realin

E publikuar: 01/04/2016 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në konferencën për shtyp para “El Clasicos” së dytë të sezonit siguroi se futbollistët e tij janë gati fizikisht dhe pzikologjikisht për ta kaluar me sukses përpkesjen me rivalët e përjetshëm.

“Pas kthimit të futbollistëve nga grumbullimet me kombëtaret respektive kam parë se kanë një dëshirë të cmendur për të fituar në “El Clasico”. Në triumfojmë, do t’i jepnim goditjen përfundimtare Realit. Ne vijmë në këtë ndeshje në momentin tonë më të mirë, por emri i kundërshtarit na detyron të jemi shumë të kujdeshshëm, duke dhënë gjithsecili 100% të mundësive.”

Sigurisht në supersfida të tilla mbështetja e tifozerisë është thelbësore për të marrë rezultatin e kërkuar.

“Shpresoj të shoh një “Camp Nou” tepër të zjarrtë dhe që do të na ndihmojë në momentet me delikate. Dëshiroj që mbështetësit tanë të jenë në nivelin maksimal.”

Sipas trajnerit asturian, diferenca e pikëve mes Barcës dhe Realit nuk është një element që ndikon në mënyrën sesi luanë të dyja skuadrat.

“Nuk besoj se në një përballje të tillë distanca në pikë mund të kushtëzojë lojën tonë. Ne jemi kryesuesit dhe do të luajmë si të tillë për të hedhur një hap të madh drejt titullit. Nëse fitojmë, rivali ynë i vetëm do të mbetet Atletico.”

I pyetur për homazhet ndaj Johan Cruyff, Enrique theksoi se nderi më i madh që do t’i bënin ish-futbollistit dhe trajnerit të Barcelonën do të ishte fitorja në “El Clasico” nëpërmjet një loje të bukur dhe spektakolare.

Pyetjes nëse sfida me Los Blacos do të ndikojë në paraqitjen e “Blaugranave” me Atleticon e Madridit në cerekfinalet e Championsit trajneri i Barcelonës iu përgjigj duke kutjuar se në mendjen e tij është vetëm “El Clasico”.