Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka pranuar që e ka ndezur një zjarr në Afrikën e Jugut, duke vrarë 76 persona – teksa përpiqej të hiqte qafe një trup.
29-vjeçari e bëri rrëfimin shokues gjatë një hetimi publik për shkakun e zjarrit në një ndërtesë pesë-katëshe në Johannesburg në gusht të vitit të kaluar.
Burri thuhet se tha se kishte mbytur dikë në bodrumin e një pallati, përpara se t’i vinte zjarrin trupit, sipas raporteve të mediave afrikano-jugore të dëshmisë, raporton Skynews.
Ai tha se ishte përdorues droge dhe se i ishte porositur nga një shpërndarës droge që jetonte në ndërtesë që ta vriste njeriun.
Policia më vonë deklaroi se njeriu – i cili nuk u emërua – është arrestuar në lidhje me zjarrin dhe po përballet me 76 akuza për vrasje, 120 akuza për tentativë vrasje dhe zjarrvënie.