“Deschamps vendos për rikthimin e Benzema”

E publikuar: 06/10/2016 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Francë vijon të krijojë polemika cështja e Karim Benzema, që me sa duket e ka përfunduar “dënimin” për përfshirjen në cështjen e shantazhit ndaj Valbuena dhe do të mund të grumbullohet sërish me Les Bleus. Presidenti i federatës Franceze, Noel Le Graet, siguron se për momentin sulmuesi i Realit të Madridit gëzon sërish statusin e një lojtari që mund të grumbullohet me kombëtaren kur Deschampos ta gjykojë të arsyeshme.

“Sot për sot Benzema është një lojtar që mund të përzgjidhet me kombëtaren. Mua nuk më pëlqen ti dënoj njerëzit për gjithmobnë. cështja gjyqësore vazhdon, dhe mendoj se është duke vonuar, por drejtësia kështu e ka. Lojtari nuk ka qenë kurrë një problem për Kombëtaren,. Didier Deschamps e ka mbrojtur gjithmonë, edhe kur nuk ka patur rezultate të mira”.

Ndërkohë Presidenti i federatës Franceze foli dhe për Thiery Henry. kryegolashënuesi absolut në historinë e kombëtares Franceze, u caktua si bashkëpunëtor i Roberto Martinez në stafin drejtues të Belgjikës në gusht, por sipas Lë Graet, Henry nuk do të ishte i përshtatshëm për të kryer një detyre të ngjashme në stafin e Francës.

“Më duhet të pranoj se nuk kam kontakte të shopeshta me Henry, por skuadra kombëtare nuk është se ka ndonjë gjë për ti ofruar atij”.