Deschamps: Ndaj Gjermanisë mund të ndodhë gjithcka

E publikuar: 04/07/2016 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Football Soccer – France v Iceland – EURO 2016 – Quarter final – Stade De France – Paris Saint-Denis, France – 3/7/16 France’s coach Didier Deschamps and Olivier Giroud during the match REUTERS/Charles Platiau – RTX2JJF6

Trajneri i Francës Didier Deschamps nuk ka kohë për të festuar fitoren me goleadë ndaj Islandës. E ndërsa tifozët dhe lojarët i gëzohen kalimit në gjysmëfinale, 47-vjecari duhet të mendojë që tani për përballjen me Gjermaninë.

“Gjermania është skuadra më e fortë në Europë dhe botë, por gjithcka është e hapur. Ndoshta ndaj Italisë u frikësuan pak, por ata ishin dhe mbeten favoritë në këtë Europian, ashtu sikruse ne. Jemi në sprintin e fundit dhe do të japim gjithcka në këtë përballje. Fakti që do të luajmë në shtëpinë tonë e bën edhe më të vecantë për ne, por gjithcka është e mundur.

2 golat e pësuar e shqetësojnë jo pak Deschampin, sepse ndaj një skuadre eskeperte si Gjermania, nuk mund të lësh asnjë hapësirë.

“Jemi ndëshkuar me dy gola që tregojnë se nuk kemi qenë perfekte, megithatë kemik treguar shumë gjera pozitive. Jam i kënaqur për lojtarët për skuadrën dhe publikun. Ata e meritonin këtë gëzim të madh. Shpresojmë që vazhdojmë me këtë entuziazëm deri në fund.”

Oliver Giroud, autor i një dygolëshi ndja islandezëve e pranon se ka zhvilluar ndeshjen e tij më të mirë në finalet e një Europiani dhe Botërori, por për sulmuesin e Arsenalit më shumë rëndësi ka fakti që Franca e theu mallkimin e një starti të dobët të ndeshjes.

Nuk e di nëse kjo ishte paraqitja ime më e mirë me Francën, por në turnetë madhorë si në “Euro 2012” apo në “Brazil 2014” nuk besoj se kam luajtur më mirë se kaq. E ndjeja veten të fortë psikologjikisht para se të niste takimi. Ishim mësuar me startin e dobët, por tani e kemi ndryshuar qasjen tonë.

29-vjecari e ka të qartë se gjysmëfinalja me Gjermaninë do të jetë një tjetër histori, pasi Franca do të ketë përballë një skuadër eksperte në turnetë madhorë.

Ndaj Gjermanisë do të jetë një ndeshje tjetër, ata janë kampionët e botës dhe gjithmonë janë kualifikuar në gjysmëfinale në katër turnetë e fundit madhorë. Do të jetë një ndeshje e madhe. Mezi po presim të marrim atë që humbëm ndaj tyre në “Brazil 2014”. Shpresoj që edhe publiku i Velodromme të na mbështesë në maksimum, sic bën gjithmonë. /SUPERSPORT.AL/