Didier Deschamps vendosi të mos grumbullojë as Karim Benzema dhe as Mathieë Valbuena me Francën për dy miqësoret e rradhës të gjelave, kundër Gjermanisë dhe Anglisë. Edhe pse nuk thuhet në mënyrë zyrtare ky kuptohet qartasi se është një qëndrim institucional i trajnerit në cështjen ku janë përfshirë dy futbollistët dhe që solli edhe arrestimin e Benzema me akuzën e shantazhit ndaj Valbuena-s. Kuptueshëm, për të mos agravuar situatën në grup trajneri nuk pranoi të ishte ky qëllimi, madje ja dedikoi problemeve fizike mungesën e një ftese për lojtarin e Realit të Madridit.
“Vendosa të mos ta grumbulloj Benzema, pasi fola me të të hënën, nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi, – deklaroi Deschamps duke shtuar, – për sa i përket cështjes së gjyqit nuk e njoh mirë cështjen, duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”. u shpreh trajneri që gjithsesi nuk mund të justifikonte në të njëjtën mënyrë mungesën e Valbuenas për të cilin tha, ” Është e kuptueshme që Valbuena nuk është në gjendjen e tij më të mirë psikologjike në këtë rast”.