Dervishaj: Sakrifica e veteranëve do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm

E publikuar: 30/12/2024 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të Ditës së Veteranit, kandidati për deputet nga PDK-ja, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në Skenderaj.

Në këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, Dervishaj ka theksuar se është një ndjenjë e veçantë dhe e veçantë të takohet me ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke i falënderuar për gjithçka që kanë bërë për atdhenë.

“Është një ndjenjë e veçantë të takohem me veteranët e UÇK-së, invalidët dhe zyrtarët e OVLUÇK-së, duke i falënderuar për gjithçka që kanë bërë për vendin tonë. Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm” shtoi Dervishaj.

Dervishaj ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë.

Ai ka shprehur angazhimin për të punuar për mirëqenien e veteranëve dhe për forcimin e vlerave që ata na lanë trashëgimi.

“Së bashku me kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza, dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për mirëqenien e tyre dhe për forcimin e vlerave që ata na lanë trashëgimi”.

Ai ka nderuar edhe themeluesit e UÇK-së, duke përmendur veçanërisht Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët, sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Me këtë rast, kujtojmë edhe themeluesit e UÇK-së, ata që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë. Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre që po gjykohen në një gjykatë politike. Ata mbeten simbol i qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare” ka thënë Dervishaj.