Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahut.
Dervishi në emisionin “Frontal” të t7 tha se përveç Haxhiut e Sallahut, kallëzim penal ka ngritur edhe ndaj “disa personave tjerë brenda Ministrisë së Drejtësisë”.
“Konsideroj që me veprimet që i kanë marrë kabineti i ministrisë së Drejtësisë, prej kohës kur ka ardhë e deri në ditën e sotme, ndaj meje, ka kryer disa vepra penale ndaj meje”
Ai tha se në kallëzimin penal janë të cituara tri vepra penale: cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave të punës dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga ministrja Haxhiu dhe Sallahu.
Dorëzimin e kallëzimit penal ndaj Haxhiu e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Po, e kemi pranuar kallëzimin penal dhe e kemi në trajtim. Kjo mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepër penale që janë kundër korrupsionit zyrtar edhe kundër detyrës zyrtare, nuk i kam të konfirmuara për veprat e tjera penale”, tha Ulaj për Express.