Dermatologët paralajmërojnë ”Hiqni dorë nga kremrat, këto janë ushqimet që trajtojnë të gjitha problemet e fytyrës”

E publikuar: 28/08/2017 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qoftë se do të bënit një llogaritje të thjeshtë të të gjitha produkteve që blini pa kursyer për kujdesin e fytyrës, do të habiteshit me rezultatin përfundimtar. Shuma të mëdha parash të çuara dëm, lodhje dhe rezultate që nuk duken as me qiri. Një studim i vitit 2005, publikuar në American Academy of Dermatology arriti në përfundimin se mënyra më e mirë për të zgjidhur të gjitha problematikat e lëkurës së fytyrës duhet të nisë nga një regjim ushqimor i pasur që i përshtatet secilit rast.

Njollat kafe në fytyrë: Njollat kafe në fytyrë, të cilat krijohen si pasojë e hiperpigmentimit, janë një shenjë e dukshme e mungesës së vitaminës B12. Në qoftë se maskat që keni provuar kanë rezultuar të pasuksesshme duhet të shtoni në konsumin e përditshëm ushqime që përmbajnë vitaminë E dhe antioksidantë si acidi elagjik që gjenden tek ushqime si limoni, frutat e pyllit, domatet, lakra,kivi, hega,speci djegës etj.

njollatkafe

2.Fytyrë e yndyrshme: Studimet e ndryshme kanë provuar se ushqimet që kanë indeks glicemik të lartë rrisin prodhimin e yndyrës në lëkurë nga gjendrat dhjamore. Për të neutralizuar këtë sasi yndyre duhet të përfshini në shportën e konsumit ushqime të pasura me vitaminë A si për shembull patate të ëmbla, spinaq, të kuqe veze, karota dhe mango.

fytynd

3.Akne: Është e provuar shkencërisht se njerëzit që kanë fytyrë të yndyrshme rrezikojnë të kenë probabilitet më të lartë për të patur akne në fytyrë pasi yndyra bllokon bakteret në lëkurë. Në këtë mënyrë bakteriet riprodhohen më shpejt duke shkaktuar inflamim të lëkurës. Shtoni këto ushqime në vaktet tuaja si spinaq, karota,arra, vaj liri, fruta dhe perime.

akne
4.Lëkurë e thatë: Lëkurë e thatë tregon mungesë të kolesterolit dhe mbiprodhim të vitaminës E. Për t’i kthyer hidratimin e duhur lëkurës së thatë hani fasule, alga deti, vezë, soje, avokado, kikirikë dhe lloje të tjera të frutave të thata.

thatelek