Me butësinë e tyre, zërin e ëmbël ato arritën të bëjnë për vetë mijëra njerëz, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për motrat Mustafa që ndryshe njihen edhe si ‘bilbilat e Mushtishtit’
Ato janë motra kallaballëk por kanë vetëm një vëlla. Është ky Iliri i cili nuk është shumë i njohur në medie, mirëpo motrat e tij e kanë përmendur shumë herë në këngët e tyre.
E në ditëlindjen e tij, natyrisht nuk kanë munguar as urimi nga motrat.
Në llogarinë e tyre personale në Instagram motrat Mustafa kanë publikuar një fotografi të Ilirit ku edhe i kanë uruar ditëlindjen.
“Shumë urime @ilirmustafa♥”, kishin lënë mbishkrim sipër fotografisë.
Kujtojmë se “Zemres nuk i dihet”, është projekti i fundit nga motrat Mustafa i publikuar disa muaj më parë./Gazeta Express/


















