Deri në orën 11:00 në nivel vendi kanë votuar 165,404 qytetarë, apo 8.27% e personave me të drejtë vote

E publikuar: 28/12/2025 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për daljen në votime në nivel vendi.

Sipas raportimit të orës 11:00, në të gjithë Kosovën kanë votuar 165,404 votues nga 1,999,204 sa janë gjithsej në listë, që përbën një pjesëmarrje prej 8.27%.

Nga gjithsej 2,557 vendvotime, deri tani janë procesuar 2,402 vendvotime (93.94%).

Procesi i votimit po vazhdon në të gjithë vendin. Pritet që pjesëmarrja të rritet më tej përgjatë ditës.