Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

E publikuar: 08/01/2026 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presinderi në 90 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes, në Merdarë deri në 1 orë si dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.

Derisa, pritjet te pikat tjera kufitare vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.

Kurse, sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, pritjet janë nga 1 deri në 10 minuta.