Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe pushtet institucional.
Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova vlerësoi se, në këtë situatë, Kurti mund të synojë t’ia kufizojë kompetencat Osmanit, ndërsa çështja e qëndrimit të saj në Bord do të varej nga zhvillimet e mëtejshme.
“Nuk do ta lejojë Osmanin të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe njëkohësisht të ketë pushtet, pra do ta zhvesh nga pushteti dhe pastaj do ta shohim fatin e saj nëse z.Trump do ta mbajë aty si anëtare themeluese, nëse do të jetë e përzgjedhura e tij”, tha ajo.

















