Dërgohet në gjykim shqiptari që vrau vajzën që ishte shtatzënë me kushëririn

06.04.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dërgohet në gjykim shqiptari që vrau vajzën që ishte shtatzënë me kushëririn

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dërguar në gjykim dosjen e 70 vjeçarit që vrau vajzën e tij, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë me kushëririn.
Ngjarja kishte ndodhur më 28 maj 2014 por që nuk diheshin rrethanat e vdekjes së vajzës. Fillimisht babai i saj hapi lajmin se vajza kishte vdekur në mënyrë të natyrshme. Por më vonë është zbuluar nga Njësia e Krimeve të Rënda se fjala është për krim.

Doksan Dushku, 70 vjeç, deri më tani është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” të vajzës së tij, shtetases Fatmira Dushku dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Djali i tij, Lulzim Dushku, 20 vjeç është hetuar i lirë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ngjarja ka ndodhur , në fshatin Sllatinë, Komuna Sllovë të Rrethit Dibër.

E bija e Doksanit, viktima Fatmira Dushku, kishte qenë e pamartuar dhe nuk ishte qenë në marrëdhënie pune. Së fundmi, i pandehuri kishte vënë re që e bija ishte shtatzënë. Ai e kishte pyetur atë se si kishte ndodhur që kishte mbetur shtatzënë dhe ajo kishte hezituar t’i pohonte atij emrin e personit me të cilin kishte mbetur shtatzënë. Megjithatë, nga bisedat me të bijën, i pandehuri kishte arritur të kuptonte se bëhej fjalë që personi i cili me shumë mundësi e kishte lënë atë shtatzënë, ishte njëri nga djemtë e një kushëriri të largët të tij, me inicialet A.H. Ky i fundit e kishte shtëpinë në të njëjtin fshat me atë.

Ai kishte dy djem njëri prej të cilëve ishte shtetasi A. Dushku u interesua vetë në spital, që vajza e tij të bënte një abort, ai i shpjegoi mjekut se si qëndronte problemi dhe mjeku lajmëroi familjen e djalit.

Mbrëmjen e 27 prillit 2014, Doksani kishte thirrur në shtëpinë e tij, të vëllain A. dhe të birin e tij, Ramazanin, për të biseduar se si do vendosnin rreth shtatzënisë së Fatmirës. Pas pak ata ishin larguar, ndërsa Ramazani kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të largët, ku kishte gjetur studentin A.

Aty, studenti kishte mohuar që kjo të ishte e vërtetë. Ata vendosën gjithë bashkë dhe shkuan në shtëpinë e të pandehurit, ku gjetën Doksanin, Fatmirën, dhe djalin e vogël. Këtu, pas bisedës, Fatmira ishte shprehur “unë e dua”.

Duke mos e besuar atë, kushëriri i tha të pandehurit që të nesërmen në mëngjes, të dy bashkë të dërgonin djalin dhe vajzën në spital, për të bërë analizat dhe nëse kjo dilte e vërtetë, atëherë ata do të vazhdonin jetën bashkë, por sipas tij, djali nuk do të kishte më vend në shtëpi, pasi në të kundërt, ata nuk do kishin më punë mes tyre.

Këtë natë takimi mes tyre nuk zgjati shumë dhe ata u larguan nga banesa e të pandehurit. Në shtëpi mbeti i pandehuri, me të bijën dhe dy djemtë. Në atë orë të natës, i pandehuri dhe e bija ishin zgjuar dhe Doskani qëndronte në oborrin e shtëpisë, ndërsa e bija bënte punë shtëpie.

Rreth mesit të natës i pandehuri mori nga pas shtëpisë një armë automatike dhe e qëlloi vajzën me breshëri në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të shtënat u dëgjuan dhe nga i vëllai i Doskanit dhe djali i tij, të cilët kur u afruan e gjetën me armë në dorë. Ata u shtangën dhe i morën armën nga duart, duke e vendosur diku pas shtëpisë.

Aty, i pandehuri vendos që vrasjen që bëri, ta paraqesë si vdekje natyrale të së bijës, dhe për këtë duhej porositur e marrë arkivoli në Peshkopi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar