Dërgohet e vdekur një foshnje në Emergjencën e Mitrovicës

E publikuar: 03/01/2026 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.

“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.