Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke u caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve, Trim Belegu dhe Alban Jahaj, të cilët ranë në pranga pas një serie grabitjesh të armatosura në qytet.
Vendimi erdhi pasi Prokuroria prezantoi dosjen e tyre të rëndë kriminale, ku vetëm Trim Belegu rezulton i përfshirë në 303 raste penale. Sipas gjykatës, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston një rrezik i lartë që të dyshuarit të arratisen përsëri apo të përsërisin veprat penale, duke parë historikun e tyre të gjatë me drejtësinë.
Kujtojmë se dyshja u arrestua pas një aksioni policor në bjeshkët e Pejës dhe Istogut, ku ishin fshehur për t’i shpëtuar kërkimit për grabitjen e 1,000 eurove në një pikë të “Western Union” dhe disa bizneseve të tjera.


















