Ligji për Dhomat e Specializuara ende nuk ka mbërritur në Presidencë për ta marr dekretin nga shefja e shtetit.
Ky ligj do të qëndrojë në Kuvend deri të martën e javës së ardhshme, pasi ky organ nuk mund ta procedoj asnjë ligj pa u bërë të paktën tetë ditë nga miratimi i tij. Kjo për faktin se Rregullorja e punës së Kuvendit u jep kohë deputetëve që ta kontestojnë përputhshmërinë e çfarëdo ligji me Kushtetutën, brenda një afati të tillë.
Por, a e pengon dërgimi në Kushtetuese dekretimin e këtij ligji nga presidentja? Juristët thonë se jo. /Tribuna Channel/