Dërgesat e telefonave 5G në Kinë u rritën me 70.4 për qind nga një vit më parë, ose në rreth 183 milionë njësi në nëntë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Akademia kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT), njofton “Xinhua”.
Vëllimi përbënte 73.8 për qind të totalit të dërgesave të telefonisë celulare në vend gjatë kësaj periudhe, bëri të ditur CAICT, një institut kërkimor nën Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Në periudhën janar-shtator, gjithsej 172 modele të telefonave celularë të sapolançuar ishin telefona 5G, që përbënin 48.6 për qind të të gjithë modeleve të celularëve të rinj.
Vetëm në shtator, Kina dërgoi rreth 15.12 milionë njësi telefonash 5G, një rritje prej 8.1 për qind nga një vit më parë, treguan të dhënat. (Fatosi)