Raul Agruello, roje në një stadium në Argjentinë, filmoi atë që besohet të jetë një aktivitet paranormal.
Pasi dëgjoi tri herë zhurma të fuqishme që vinin nga dhoma e zhveshjes së lojtarëve, 32-vjeçari u nis të filmonte, për ta pasur si dëshmi nëse dikush nuk do t’i besonte, transmeton Telegrafi.
Pamjet që ka marrë ai me kamerën e telefonin, e tregojnë një derë që përplaset vazhdimisht. Kur ai e hapë atë, brenda nuk është askush.
Por, teksa shikon nëpër hapësirat e dollapëve dhe stolave, në mesin e teshave të varura shfaqet një hije misterioze.
Mësohet se Agruello e ka lënë punën dhe për tu punësuar në një punë të njëjtë diku tjetër. Në anën tjetër, zyrtarë të stadiumit nuk kanë dashur të përgjigjen për këtë ndodhi. /Telegrafi/