PËRFUNDIMI I QEVERISË
NGA GAZETA AUSTRIAKE “DER STANDARD”
ANALIZA
Adelheid Wölfl
20 Mars 2020 10:25
E përktheu : Lirim Gashi
I dërguari i SH.B.A.
Ambasadori i Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dëshiron ta arrijë një marrëveshje me çdo çmim. Kryeministri i ri kosovar Albin Kurti nuk është partneri i tij i dëshiruar.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ranë dakord për një qeveri koalicioni në fillim të shkurtit. Kjo Qeveri tani po prishet.
Richard Grenell thuhet se ka ushtruar presion ndaj qeverisë kosovare në krizën e Corona.
Aksioni duket se është planifikuar për një kohë të gjatë.
Qeveria dëshiron të hedhë në erë kuadrot e vjetër të partisë kosovare LDK, e cila ka qeverisur me partinë Vetëvendosje, që nga shkurti.
“Krahu i dinozaurit”, siç quhet rrethi rreth shefit të LDK-së Isa Mustafa, tani duket se ka pasur sukses. Sepse në fillim Ministri i Brendshëm i LDK-së, Agim Veliu kishte kundërshtuar drejtimin e përgjithshëm të qeverisë dhe dëshironte të impononte një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krizës së koronavirusit. Kryeministri Albin Kurti më pas e liroi atë të mërkurën nga posti.
Tani pjesë të LDK-së duan të paraqesin një mocion mosbesimi. Koalicionit midis LDK-së dhe VV-së tani më i ka ardhur fundi. Sepse mocioni i mosbesimit me siguri do të marrë shumicën.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për krizën e koronavirusit apo gjendjen e jashtëzakonshme, por që “krahu i dinosaurve” të LDK-së është nën ndikimin e të dërguarit amerikan Richard Grenell, i cili ishte porositur nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të negociuar një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, për t’ia kënaqur (filetuar) apetitet Vuçiqit.
Grenell, i cili ishte ambasador në Gjermani, është aq i padenjë dhe urrejtur në Berlin, sa që u bë një përpjekje për të instaluar diplomatin dhe politikanin sllovak Miroslav Lajčák, si një të dërguar të BE-së për Kosovën dhe Serbinë, për ta parandaluar marrëveshjen e Grenell.
Por Grenell tani po përdor krizën e koronavirusit për të qetësuar gjërat.
Javën e kaluar, ish Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni nga LDK u takua me të në Shtetet e Bashkuara. Nga atje shkoi shumë shpejt. Grenell padyshim dëshiron ta rrëzojë qeverinë Kurti në mënyrë që ai të mund të zbatojë sa më shpejt që është e mundur marrëveshjen midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili ka lobuar nga prapaskena për planin e Vuçiqit vite me rradhë.
Në dy vitet e kaluara, lobiiste janë përfshirë edhe disa politikanë austriak në nxitjen dhe realizimin e këtij plani jo transparent dhe famëkeq.
Plani Grenell ka të bëjë kryesisht me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili është i vendosur ta tregojë një sukses të politikës së jashtme para zgjedhjeve të vjeshtës.
Prandaj Grenell mendohet të sjellë një marrëveshje “historike” midis Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, kjo nuk është e mundur me kryeministrin aktual Albin Kurti në shpejtësinë e dëshiruar dhe veçanërisht në mungesën e transparencës. Për sa i përket përmbajtjes, Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim të zonës bazuar në kritere etnike si pjesë të marrëveshjes – siç duan lobistët rreth Trump.
Takohen Grenell, Thaçi, Vuçiq dhe Kushner.
Më 4 mars, Grenell, Thaçi dhe Vuçiq madje u takuan me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar të Donald Trump Robert O’Brien në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja, e cila mund të sigurojë që një pjesë e territorit të Kosovës t’i kalojë Serbisë , nuk i shërben interesave të kosovarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Por Thaçi, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shihet qartë se është i shantazhuar për shkak të së kaluarës së tij të dyshimtë në luftë.
Nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës.
Gazetarja me ndikim kosovar Jeta Xharra, së fundmi, e pyeti Presidentin me një letër të hapur:
“A është e vërtetë që ju jeni intervistuar nga Gjykata Speciale të paktën një herë në Prishtinë dhe një herë në Vjenë?
A keni ndonjë koment pse bëni kompromise të dhimbshme për Kosovën?
A do të pranojë Serbia, pa kompromis të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, apo e keni hallin vetëm për ta shpëtuar vetveten nga akuzat e Gjykatës Speciale? ”
Qëllimi i Grenell: heqja e tarifave, natyrisht, mbeti pa përgjigje.
Sidoqoftë, Grenell ndërmori hapat e ardhshëm, megjithëse ai cicëroi se askush nuk dëshironte të “vepronte shpejt” dhe se nuk do të ndodhin “punë të mëdha”.
Ai bëri dhe bëri gjithçka për të hequr së pari tarifat 100% të mallrave serbe që ishin vendosur nga qeveria e vjetër kosovare me qëllim të parandalimit të shkëmbimit të territorit bazuar në kritere etnike, siç u pajtuan Thaçi dhe Vuçiq.
Serbia po kërkon që tarifat të hiqen përpara se të arrihet një marrëveshje e mundshme.
Kurti, ndoshta kryeministri i parë në Kosovë i cili nuk mund të shantazhohet nga SH.B.A, dhe askush tjetër vetëm dëshiron të heqë gradualisht tarifen nëse Serbia gjithashtu ndryshon politikat e saj.
Kjo politikë deri më tani i qëndroi në rrugë Grenellit, Thaçit dhe Vuçiqit.
Kjo është arsyeja pse Grenell dhe Thaçi tani po përfitojnë nga kriza aktuale e koronavirusit. Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, presidenti merr shumë më tepër ingerenca, gjë që shkon në disfavor të Kryeministrit Kurti.
SHBA i bënë presion Kurtit.
Shaun Byrnes, një diplomat në pension i SHBA që drejtoi misionin amerikan në Kosovë në 1998 dhe 1999, kohët e fundit shkroi shumë qartë për synimet e Grenellit dhe Thaçit: “Uashingtoni kërcënon të hakmerret me trupat amerikane, dhe Thaçi po përfiton nga presioni në rritje i SH.B.A. mbi Kurtin për të shkaktuar shkatërrimin e qeverisë së tij “.
Jo vetëm që e kërcënuan me tërheqjen e trupave të NATO-s , por javën e kaluar Shtetet e Bashkuara i pezulluan 50 milionë dollarë pagesa ndihme për të bërë trysni për heqjen e taksës.
Disa vëzhgues kanë kohë që flasin për shantazhin. Në çdo rast, është e qartë se qytetarët kosovarë nuk janë informuar në mënyrë transparente për të gjitha këto procese dhe tashmë janë në tension për shkak të krizës së koronavirusit.
Krahu i reformës në LDK nën Presidenten e Kuvendit Vjosa Osmani është kundër përfundimit të koalicionit me Kurtin, por nuk mund të mbizotërojë.
Qeveria e re me siguri do ta aprovojë marrëveshjen e Grenell.
Shkencëtari politik Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës thotë:
“Për momentin ekzistojnë të paktën dy LDK të ndryshme midis të cilave ekziston një luftë për pushtet”.
Në çdo rast, mund të pritet që qeveria nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë për shumë kohë pas votës së mosbesimit dhe se Presidenti Thaçi më pas do t’ia dorëzojë mandatin e qeverisë LDK-së.
Kjo ndoshta do të formonte një koalicion të ri me PDK-në e Thaçit – ashtu siç dëshiron Grenell dhe te kalojë marrëveshja .
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vitet e fundit ka penguar një marrëveshje që përfshin një shkëmbim territori mbi bazën etnike, kundër vullnetit të administratës Trump, zhvilloi një konferencë video me Vuçiq të Mërkurën.
Merkel mirëpriti gatishmërinë e Presidentit serb për të hyrë në një dialog tregtar të ndërmjetësuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës.
Me sa duket po përpiqet të kthejë BE-në në një rol më të rëndësishëm në dialog, gjithashtu për të parandaluar një marrëveshje të rrezikshme nga Grenell.
Rrezik i madh nga ndryshimet e kufirit.
Ndryshimet e kufijve ose përpjekjet për të ndryshuar kufijtë bazuar në kriteret etnike gjithmonë kanë çuar në luftëra, vuajtje të mëdha njerëzore dhe zhvendosje në Ballkan.
Sidoqoftë, nacionalistët etnikë në Ballkan, të cilët mund të shantazhohen për shkak të historisë së tyre të luftës, ende dëshirojnë ndryshime të tilla kufitare edhe pse Kosova është krijuar si një shoqëri multi-etnike.
Hajrullahu sqaron: “Si serbët , ashtu edhe shqiptarët dhe të tjerët, e kanë një problem me copëtimin e Kosovës”.