Edi Rama, një lojtar i talentuar basketbolli dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq nuk morën pjesë në ndeshjen e organizuar në Vjenë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
E përditshmja austriake “Der Standard” shkruan për arsyen e mospjesëmarrjes së tyre. “Të dy mund të jenë shumë të mirë në lojë por, edhe të dëmtuar nga futbolli aktual. Kjo pasi, në tetor 2014, një ndeshje kualifikuese për kampionatin evropian midis dy shteteve Shqipëri-Serbi në Beograd, u anulua për shkak se tifozët serbë të futbollit mësynë në fushë kur një flamur i madh shqiptar hyri në fushë”.
Megjithatë, gazeta vlerëson përpjekjet e ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Për të kompensuar mungesën e dy kryeministrave, punoi duke bërë dy gola të tjerë për të ardhmen e Evropës, ministri i Kosovës Bekim Çollaku, për të cilin vëzhguesit serbë ishin krenarë që ta quanin “njërin prej nesh”.