Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se propozimi franko-gjerman e ka mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian.
Sipas saj, përkrahja për propozimin franko-gjerman është e nevojshme, teksa i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ecin përpara në këtë, sepse sipas saj, kjo është ura që po ndërtohet për ta zgjidhur një problem që mund të zgjidhet.
Sa i përket ndonjë kohe, Der Leyen tha se e mira është që anëtarësimi nuk ka një orar fiks, pasi sipas saj, sa më shpejt një vend bën reforma, aq më shpejt ec procesi.
“Por, sigurisht që ekziston edhe ana tjetër, shembull me moszbatimin e reformave apo mopranimin e reformave, atëherë ngadalësohet procesi”, është shprehur Der Leyen.
Tutje, ajo tha se sheh vullnet për të punuar vërtetë shumë në çështjet e përgjithshme të shtetit të së drejtës dhe vlerat parimore të BE-së.