Një deputete britanike shpërtheu në lot në Parlament, teksa po kujtonte natën kur i vdiq djali.
Antoinette Sandbach tha se djali i saj vdiq krejt papritur, pasi kishte pesë ditë që kishte ardhur në jetë.
Ajo tha se po e përdor zinë e saj për të ndërgjegjësuar për një trajtim më të mirë prindërit për raste të tilla.
Ajo tha se një e treta e materniteteve nuk u ofrojnë prindërve akses në këshillim psikologjik për të tilla situata.
Sindroma e vdekjes së papritur tek bebet është ende e pashpjegueshme.
Disa qindra bebe vdesin papritur në Britani çdo vit, edhe pse duken të shëndetshëm dhe pa probleme.
https://www.youtube.com/watch?v=VuM_4ZZmMTY