Deputetja nga Parlamenti i Serbisë, Maria Obratoviq, ka thënë se kjo nuk është një përrallë e bukur, por duhet që të dy shtete të shtrinë dorën e pajtimit, raporton Gazeta Tribuna.
Këto komente, ajo i bëri në shfaqjen e dokumentarit “Folloë us”, i cili u organizua nga Grupi i Grave Deputet.
Ndërkaq, Teuta Sahatqija në kuadër të takimit me gratë deputete nga Serbia ka thënë se burrat janë takuar kur i ka shtyrë Evropa, e ne si gra, thekso ajo, kemi kërkuar që të takohemi për të përafruar qëndrimet.
Deputetja e LDK-së ka kujtuar takimin e parë në mes të të dy grupeve.
Atë takim Sahatqija e ka quajtur takim shikimesh duke e pasur parasysh historinë e të dy vendeve.
Në këtë takim po shfaqet dokumentari “Follow us”, që paraqet punën e grave të të dyja shteteve dhe problemet më të cilat përballen ato.