Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Njomza Emini është duke qëndruar në Gjermani me ftesë të Organizatës Global Bridges, ku përveç takimit me drejtuesit e kësaj organizate me të cilët u diskutua mundësia e bashkëpunimit edhe në të ardhmen për të masovizuar dhe shtuar konferencat dhe aktivitetet tjera të ngjashme, Deputetja Emini u takua edhe me Deputetin Gjerman nga radhët e CDU, Z.Andreas Lammel i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit për Ekonomi dhe Energji në kuadër të Bundestagut Gjerman.
Poashtu Deputetja Emini u takua me përfaqësues nga Unioni Rinor Gjerman (organizatë rinore politike e CDU), Z. Conrad Clements me të cilin u dakordua për dërgimin e dhjetë të rinjve nga Republika e Kosovës për të kryer praktikë në Gjermani si mundësi shtesë për ngritjen e profesionalizmit në punën e tyre të përditshme.
Kryetarin e Grupit Parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut Gjerman me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. , i kryesuar nga deputeti Peter Ëeiss i CDU-së
Poashtu sot Deputetja u takua me me Deputetin Gjerman Piter Ëeib ( Kryetarin e Grupit Parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut Gjerman) me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. , i kryesuar nga deputeti Peter Ëeiss i CDU-së ku në fokus do jenë diskutimi i formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet deputetëve të të dy vendeve me qëllim realizimin e objektivave të përbashkëta dhe bashkëpunimit me qëllim afrimin e Republikës së Kovës drejtIntegrimeve Euro-Atlantike.
Poashtu Znj. Emini u takua edhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile me të cilët u dakordua që të vazhdohet bashkëpunimi si dhe të shqyrëtohen mundësitë tjera në të ardhmen për të realizuar aktivitete të përbashkëta edhe me të rinjtë e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe anasjelltas./Indeksonline/