Deputetja e VV’së kërkon që zgjedhjet të mbahen në qershor

E publikuar: 28/04/2020 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli ka vendosur një çarshaf në ballkonin e saj me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor” duke thënë se i bashkohet kërkesës së qytetarëve për zgjedhje të reja.

Pacolli ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme për të vendosur çarshafë të tillë.

“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor.Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet.Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar ajo.