Deputetja e PDK-së Salihu thotë se është kërcënuar me jetë: Rastin e denoncova në Polici, s’më ndalin përpjekjet e tilla

E publikuar: 16/04/2026 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar nga një qytetar.

Kështu ka deklaruar vetë deputetja Salihu, e cila përmes postimit të saj në Facebook, ka shtuar se përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.

‘’ Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.