Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka bërë thirrje që Ballkani të mos mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo thekson se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm.
Kearns bën të ditur se në javën e kaluar në Këshillin e Evropës i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në bashkësinë e Evropës, “aty ku meriton të jetë”.
“Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Javën e kaluar në Këshillin e Evropës i bëra thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnjë të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në bashkësinë e Evropës, aty ku meriton të jetë”, shkrua ajo në X.
Kearns duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe vlerësoi se paqja asnjëherë nuk duhet të merret si e mirëqenë.


















