Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për mos-ekzekutimin e pagave për grevistët i thotë Qeverisë se në bazë të ligjit nuk mund të veprojnë në këtë mënyrë.
Deputetja Bajrami është shprehur se Qeveria po i godet mijëra familje teksa po përballen me çmimet e larta.
Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira”, i ka bërë thirrje ajo Qeverisë.
Reagimi i saj i plotë:
𝐌𝐨𝐬 𝐥𝐮𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈!
Ju bëj thirrjeve juristëve të këtij vendi, sidomos atyre që janë të afërt me Qeverinë, që t’i tregojnë Kryeministrit, Ministrit të Financave edhe Ministres së Drejtësisë se: 𝐍𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐬𝐤𝐮𝐣𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝐢 𝐜𝐞𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐚𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈.
I paqartë është LIGJI NR. 03/L-200 PËR GREVA I PLOTËSUAR DHE I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 04/L-119 (shihni paragrafin 1 të nenit 13 dhe paragrafin 1 të nenit 18), në të cilin po thirret Qeveria për të mos i ekzekutuar pagat e atyre që gjatë shtatorit ishin në grevë.
Ky veprim as nuk është ligjor e as legjitim. Duke mos i ekzekutuar pagat, Qeveria po i godet me mijëra familje, qytetarë të këtij vendi, të cilët po përballën me çmimet me të larta që nga viti 1999.
Mos harroni se ka familje që sot i keni lënë pa bukë dhe ata deri sot kanë menduar që megjithatë kanë një Qeveri.
Goditja e dytë është goditja që po i bëni sistemit të drejtësisë. Rreth 25 mijë punëtorë të arsimit dhe mijëra të tjerë të administratës do të ju drejtohen gjykatave dhe kështu ju do të krijoni kaos në sistemin e drejtësisë.
Premtimet e juaja për punësim dhe drejtësi janë kthyer në varfëri dhe kaos.
Ekzekutoni pagat dhe mos luani me qytetarë se janë kohë të vështira.
_________________
𝐋𝐈𝐆𝐉𝐈 𝐍𝐑. 𝟎𝟑/𝐋-𝟐𝟎𝟎 𝐏𝐄̈𝐑 𝐆𝐑𝐄𝐕𝐀 𝐈 𝐏𝐋𝐎𝐓𝐄̈𝐒𝐔𝐀𝐑 𝐃𝐇𝐄 𝐈 𝐍𝐃𝐑𝐘𝐒𝐇𝐔𝐀𝐑 𝐌𝐄 𝐋𝐈𝐆𝐉𝐈𝐍 𝐍𝐑. 𝟎𝟒/𝐋-𝟏𝟏𝟗
𝑵𝒆𝒏𝒊 13
Mbrojtja e të drejtave të punësuarve gjatë grevës
1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.
𝑵𝒆𝒏𝒊 18
Efektet e grevës së ligjshme
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.