Deputeti i VV’së: Haradinaj u gjunjëzua para LDK’së, t’i kërkojë falje edhe Murat Mehës

E publikuar: 24/02/2018 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arritjes së konsensusit ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ai thotë se Ramush Haradinaj i është gjunjëzuar PDK-së, sipas tiij i ka mbetur t’i kërkojë falje edhe Murat Mehës.
“Pasi ju nënshtrua PDK-së, e sot ju gjunjëzua pa kushte edhe LDK-së, Ramushi ka mbet veç edhe Murat Mehës t’i kërkojë falje!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Deri më tani VV dhe Lista Serbe janë deklaruar publikisht se nuk do të votojnë pro demarkacionit. Sipas qëndrimit zyrtar të VV-së, me këtë marrëveshje Kosova po humb territor.

Për këtë, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë apel te VV dhe lista Serbe që ta përkrahin këtë marrëveshje për të mirën e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme ku pritet të hidhet në votim demarkacioni do të mbahet të mërkurën./Gazeta Express