Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar.
Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski.
“Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”, tha Mickoski.
Ndërsa deputeti Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se mburret se është shqiptar dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron kryeministri.
“Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar dhe mburrem se jam shqiptarë. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Kur të ma sillni ju flamurin e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e radhës në foltore do të vij me të njëjtin”, tha Shaqiri, i cili e vendosi edhe flamurin maqedonas në kostumin e tij


















