Deputeti shikon një video erotike gjatë seancës në Parlament (Video)

E publikuar: 30/05/2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një deputet brazilian, në Parlamentin e vendit të tij, është kapur në “flagrancë” duke parë një film pornografik me celularin e tij në mes të seancës plenare.

Ndërkohë që kolegët e tij po diskutonin dhe debatonin për reforma të rëndësishme, deputeti i Partisë Social Demokrate, Zhoao Rodriguez, u filmua nga kamerat teksa po shikonte në celular një video erotike.

Kureshtia ka qenë aq e madhe, sa që deputetit Rodriguez i janë bashkuar edhe dy kolegë të tjerë, të cilët e kanë shndërruar Parlamentin në një kinema të vogël me “drita të kuqe”.

/gazeta-shqip.com/