Deputeti i Listës Serbe tregon votën e tij për demarkacion

E publikuar: 22/02/2018 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Listës Serbe, Slobodan Petroviq, para fillimit të seancës parlamentare ku në rend të ditës është vota për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se ai do të votojë pro demarkacionit.

“Do ta votojë marrëveshjen e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi”, ka pohuar Peroviq për Klan Kosova

“Kështu do të ndodh edhe ikja nga izolimi, pasi në Evropë Kosova ka mbetur si një gropë e zezë për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë”.

Petroviq nuk ka mundur të tregojë nëse njëjtë si ai do të votojnë edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.

“Nuk e di si do të votojë Lista Serbë por është në interes të të gjithëve që të votojnë për. Është edhe një lloj presioni pozitivi i bashkësisë ndërkombëtare për votimin e Demarkacionit”./insajderi/