Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka quajtur Projektligjin për Tekste Shkollore, si të kontrabanduar. Këtë projektligj, e kanë kritikuar edhe partitë opozitare, raporton Ekonomia Online.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite ishte votimi i raportit me amendamente i komisionit funksional për Arsim, Shkence, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin 08/L-207 për Tekste Shkollore, Rrahmani tha se nuk bëhet pjesë e Ligjit të kontrabanduar dhe si të tillë nuk do ta votojë.
Në lidhje me këtë projektligj, reagim ka pasur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati. Ai ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me këtë projektligj, duke thënë se Projektligji është u kontrabanduar nga mazhoranca në Kuvend.